LIVE/Basha: Më shumë presion mbi qeverinë, Rama mbrojti Tahirin
Pas qëndrimit në Gjermani, aty ku për 3 ditë zhvilloi takime të rëndësishme, e më pas në Rinas u takua me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.
”Detyra jonë si opozitë, jo të fshehim të vërtetën”. Kështu e nisi kreu i PD-së, Lulzim Basha, fjalën në konferenën me gazetarët pas rekomandimit pozitiv për negociatat. Nga ana tjetër, Basha është shprehur se koha është për të punuar, jo për të festuar. Basha tha se hapja e kapitujve është një proces i vështirë politik.
Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, Basha theksoi se ishte vetëm për të lobuar pro hapjes së negociatave, duke vënë në dukje se në raportet gjermane Shqipëria s’ka bërë shumë avancim.
“Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave.Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7. Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta. Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën”, u shpreh Basha.
Më tej Basha theskoi edhe arsyen se përse PD kërkon me ngulm hapjen e negociatave.
“E kërkojmë hapjen e negociatave sepse: Sa më shumë të avancojë procesi i integrimit, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

