FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/Përshkallëzohet protesta: Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka nisur seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë për 23 protestuesit në ”Rrugën e Kombit”. Mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Siç shihet në video, qindra qytetarë dhe deputetë po protestojnë duke kërkuar lirimin e 11 kuksianëve, ku me pankarta në duar në të cilat shkruhet: ”Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”.  Protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.

Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, së bashku me kolegët e tij deputetë ndodhen para Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku po zhvillohet seanca gjyqësore për 11 protestuesit e arrestuar në Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga mediat nëse PD-ja ishte duke i bërë presion drejtësisë, me këtë angazhim të deputetëve para gjykatës, Spaho tha: ”Seancat janë publike dhe ne e kemi shprehur hapur mbështetjen tonë për këta njerëz, mbështetje në përputhje me ligjin dhe sistemin gjyqësor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?