FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/Tarifa e ”Rrugës së Kombit”, Rama: Është përgjegjësi e jona

Në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike përballë banorëve të Kukësit, lidhur me tarifën e vendosur për qarkullimin aty. Rama ka pohuar se qeveria është konsultuar me një institucion si IFC.

“Pjesa më problematike për të cilën kam kërkuar ndjesë publike dhe mbajmë përgjegjësi përballë banorëve dhe opinionit që është shqetësuar me të drejtë. Është përgjegjësi e jona direkt. Një strategji komunikimi do duhej të ishte ndërtuar duke patur parasysh edhe faktin që ka patur shumë dezinformim, manipulim dhe përpjekje për të nxitur zjarrin, dhe në kuptimin jo vetëm simbolik. Kjo ka ndodhur në një boshllëk, të lënë prej nesh”, u shpreh Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?