Llogaridhënia, Rama mbyll mbledhjen e Kryesisë së PS
Kryetari i PS, kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS u ka dhënë “ultimatumin” e fundit bashkëpunëtorëve lidhur me procesin e llogaridhënies që qeveria ka nisur nëpër Shqipëri. Ministrave u është kërkuar të shpërndahen nëpër qarqe.
Takimet
Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Kështu në mbledhjen e grupit dhe Kryesisë së Partisë Socialiste, që mbahet çdo të hënë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Burime nga PS thanë se në të dyja mbledhjet, atë me ministrat dhe në Kryesinë e Grupit, fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë.
Po ashtu Rama porositi ministrat që të shpërndahen nepër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre.
Kujtojmë se këto projekti për llogaridhënie nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ku në mbledhje janë të pranishëm këshilltarë, kryetarë bashkish, drejtues rajonale te institucioneve, deputetë dhe ministra.
Ndërkohë, sot Rama do ndalet në stacionin e radhës të llogaridhënies në Lezhë.
Llogaridhënia
Procesi që është emërtuar si llogaridhënies po i paraprin fushatës elektorale për zgjedhjet lokale dhe synon që më shumë se të tërheqë vërejtje dhe propozime nga populli për qeverisjen e deritanishme, të bindë se gjithçka ka qënë sukses.
KOHA JONË SONDAZH

