Llogaridhënie 1 vit para, Edi Rama nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 2019

Edi Rama është shfaqur sot krah kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të nisur atë që ai e quan fushatën e llogaridhënies.

Të mbledhur në ambientet e Bulevardit të Ri, Rama i shoqëruar nga ministrat do të japin llogari për punën e deritanishme të bërë nga ana e qeverisë.

“Nisim fushatën e llogaridhënies publike për çka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë duam të bëjmë më tej; por edhe për të dëgjuar qytetarët në çdo njësi administrative të Shqipërisë, për çka ata mendojnë lidhur me punën tone”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Hartimi i programit elektoral dhe i premtimeve të fushatës 

Me llogaridhënien drejtpërsëdrejti me qytetarët, socialistët parashikojnë që në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për t’u reflektuar në vendimmarrjen e qeverisë, PS-ja do të hartojë një raport përfundimtar, i cili në pretendimin e PS-së, mban në vetvete dhe vlerësimin sesi qytetarët mendojnë për çfarë kemi bërë deri tani; si dhe identifikohen edhe personat të cilët në detyrën e tyre të bërë deri më tani populli shqiptarë vlerëson se nuk ka qenë në lartësinë e detyrës.

Me pak fjalë ky raport do ti shërbejë socialistëve jo vetëm për të hartuar programin elektoral për vendoret e vitit të ardhshëm, por mbi bazën e tij do të hartohen dhe të gjithë premtimet që do të bëjnë kandidatët që do të përzgjidhen për të garuar për postin e kryebashkiakut.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla mohoi se me procesin e llogaridhënies PS-ja nis një vit më parë fushatën elektorale, por nga ana tjetër as nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Nuk është një fushatë elektorale, por në fakt ngjason me një fushatë zgjedhore, sikurse ndodh në çdo fushatë zgjedhore partitë paraqiten para popullit për të marrë vlerësimin e tyre, ne nuk jemi në fushatë, por jemi në një vlerësim të popullit. E vetmja gjë që ndryshon është që në fund nuk do të ketë një proces votimi normal, por për PS ai do të konsiderohet një proces vlerësimi për t’u marrë në konsideratë dhe për të reflektuar. Shqiptarët e mirëpresin, duan të bëhen pjesë e këtij vlerësimi dhe ne i garantojmë që do ta kryejmë këtë proces me seriozitetin maksimal”- deklaroi dje Taulant Balla.

Ndërkohë, takimi sot ka nisur me fjalën e kryetares së PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila është shprehur se në Tiranë janë bërë shumë punë të mira, po mbetet ende shumë për t’u bërë.

Këtë lëvizje kryeministri e paralajmëroi në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, teksa tha se kjo nuk do të jetë një fushatë për vota, por për të fituar besimin e qytetarëve. /H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?