Kiev, foto nga vizita e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje vërtet rrënqethëse nga Kievi, ku ndodhet në një vizitë bashkë me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç.

Ata kanë vizituar një ambient që mban kujtimet e fundit nga ushtarë dhe fëmijë të mitur ukrainas që humbën jetën nga bombardimet ruse.

Aty shihen lodrat e fundit me të cilat kanë luajtur ata fëmijë, si dhe veshjet apo këpucët që kanë mbajtur ushtarët ukrainas që u vranë në luftën e egër të nisur nga Moska.

Rama ka lënë dhe një shënim prekës në librin e vendosur aty, ku shkruan: “Le të ndalojë bota këtë tmerr dhe le të dalë Ukraina prej tij, të rilindë”.

 

 

SHKARKO APP