Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“LSI me fat që mbështetet nga të rinjtë”, Luan Rama: Një brez që nuk ka nevojë të marrë njeri për dore

Politikë E shtunë, 1 Maj 2021 13:09
“LSI me fat që mbështetet nga të rinjtë”, Luan Rama: Një brez që nuk ka nevojë të marrë njeri për dore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

NJË BREZ QË NUK KA NEVOJË
TA MARRË NJERI PËR DORE

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Përkundër zhumhurit të zgjedhjeve e gjithë përpjekjeve si në traditën tonë më të shumtuar të manipulimit të tyre, prej gjithë fushatës nuk mund të mos evidentoj edhe një herë faktin që për LSI-në është një fat i madh përkrahja dhe mbështetja e rinisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo vetëm në Vlorë ku unë drejtova fushatën e zgjedhjeve, por edhe gjithkund tjetër në mbarë vendin, shumë të reja dhe të rinj, votues për herë të parë në mënyrë të veçantë, u bënë protagonistë të rendit të parë me shumë përkushtim, me shumë pasion, por edhe me shumë kulturë.

Sjellja e tyre, e ndryshme prej arketipit të disa personazheve dogmatikë e servilë dhe me limite mjerisht të dhimbshme të kulturës së komunikimit, jo vetëm bëri diferencën e madhe me ta, por krijoi edhe mjedisin e nevojshëm për ringritjen mbi një bazë solide të LSI-së, krejtësisht në sintoni me arsyen se pse kjo parti lindi.

Ne Vlorë, rreth shtatëdhjetë përqind e strukturave të LSI-së që u angazhuan në zgjedhje ishin të moshës 18 – 35 vjeç, e mu për këtë arsye në qytetin e Vlorës, megjithë dhunën e rrugaçërinë e pushtetit dhe shpifjet e intrigat e shëmtuara që u sajuan, LSI fitoi më shumë vota se në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara më parë, çka shpreh në fakt më sëpari mbështetje prej rinisë.

Kjo gjë nuk ndodhi në pjesën tjetër të qarkut dhe na penalizoi, pavarësisht faktit të manipulimit, mashtrimit dhe tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që nuk u lanë të zgjedhin.

Përfshirja në listën e kandidatëve të LSI-së e Grisejda Myslimit, një vajzë me cilësi të spikatura e përfaqësuese e një gjenerate që nuk ka nevojë ta marrë njeri për dore, e Dikens Bushajt me shumë vullnet dhe pjekuri, e Anxhela Shenajt me shumë përkushtim dhe devocion, e Joana Ruçit nga Ksamili dhe e Everton Shehut nga Delvina po aq përfaqësues dhe përbashkues të interesit të brezit të tyre, është treguesi më kuptimplotë i faktit se LSI parti e të rinjëve nuk është një sllogan, por realitet.

Nga ky realitet duhet të nisë reflektimi ynë dhe prej këtu duhet të projektohet ringritja.

LSI ka lindur të sfidojë.
Sfidat janë për të oksigjeni i nevojshëm i rritjes dhe duke patur rininë me vete, ajo e ka të sigurtë të ardhmen.

Unë isha me fat që pata mundësinë të punoj me shumë të rinj dhe të reja në Vlorë.

Mirënjohës ndaj tyre, nuk mund të mos shpreh vlerësimin për nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual që ata shfaqën, por edhe për përkushtimin, guximin dhe pjekurinë politike që dëshmuan, duke krijuar me elegancë kontrastin dhe distancën e nevojshme nga çfarë nuk kishte lidhje me konceptin dhe vizionin e tyre për politikën dhe njeriun e politikës.

Patetizmi dhe gjuha e drunjtë, verbëria dhe servilizmi, frika dhe kompleksi i inferioritetit që i bën të paaftët vasalë të injorancës së tyre, për të rinjtë e sotëm janë të huaja e ngjallin neveri.

LSI ka fatin e madh të ketë rininë me vete, ndaj të gjithë ata që u përpoqën ta çonin atë për skrap duhet të kuptojnë se kanë zgjedhur rrugën për në theqafje, siç thotë Migjeni i madh.

Etiketat e lidhura

LSILuan Ramatë rinjtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 16 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 22 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.