LSI nis aksionin, i kërkon Kuvendit përjashtimin e Edi Ramës: Fyeu popullin!

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Kuvendit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas LSI-së ka përdorur gjuhë fyese dhe dhune në foltoren e Kuvendit javën e kaluar.

“Nuk është hera e parë që përmes retorikës së vet, si në rastin e mësipërm, kryeministri Edi Rama u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve nme shprehje, apo stilema të tilla fyese dhe denigruese, që dëshmon se kemi të bëjmë jo vetëm me raste të përsëritura, por edhe me një konsistencë të shfaqjes arrogante e me mungesë të etikës dhe të normave elementare të edukatës nga ana e tij, çka përbën një shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe të normave të etikës parlamentare dhe qytetare në komunikimin publik.

Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve me organin gjenital mashkullor, është rast i paprecedent dhe shfaqja më e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga fakti që po ju referojmë, që është rast i përsëritur nga ana e tij, kërkojmë që në zbatim të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të merret masa më e rëndë e parashikuar në nenin 65”- thuhet në kërkesën e deputetëve të LSI-së drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregullorja e Kuvendit

Neni 6526
Masat disiplinore më të rënda
1. Kur deputeti përdor fjalë fyese ose cenon personalitetin e drejtuesit të seancës
apo vazhdon të kryejë shkeljen, pasi më parë në të njëjtën seancë janë zbatuar
masat disiplinore, sipas nenit 64 të kësaj Rregulloreje, me urdhër të drejtuesit të
seancës, përjashtohet nga seanca plenare për atë ditë. Në rast se deputeti
s’pranon të dalë nga salla, drejtuesi i seancës e ndërpret atë dhe i jep porositë e
nevojshme Shërbimit të Sigurisë në Kuvend për zbatimin e urdhrit të dhënë.
Masa displinore e përjashtimit nga seanca plenare shoqërohet me sanksion
financiar të barabartë me një ditë nga paga e deputetit.
2. Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që
pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e
Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo
institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në
seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë.
Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e
drejtuesit të seancës ose propozimit me shkrim të jo më pak se 7 deputetëve.
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit zhvillohet brenda 48 orëve dhe deputeti, ndaj të
cilit kërkohet marrja e masës disiplinore, ka të drejtë të marrë pjesë në të për të
paraqitur qëndrimin e tij.
Masa displinore e ndalimit të pjesëmarrjes në seancë plenare dhe në komisione
shoqërohet me sanksion financiar të mbajtjes së pagës së deputetit për aq ditë
sa është marrë masa disiplinore.
Në rast se deputeti përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare ose të
komisioneve përpara mbarimit të kësaj mase ndërshkimore, afati i masës
dyfishohet.
3. Për ngjarje tepër të rënda që ndodhin jashtë sallës ku zhvillohen punimet e
Kuvendit, por brenda mjediseve të tij, Kryetari i Kuvendit merr masën disiplinore
të parashikuar në pikën 2 të këtij neni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?