LSI/Vasili: Qeveria e vdekur bën armik të varfërit
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, reagon pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku me një fjalë thotë se qeveria ka vdekur dhe armik ka bërë të varfërit. Në një status në facebook, Vasili shkruan se taksat kanë kthyer skamjen.
”Taksat feudale kanë rikthyer skamjen e fundviteve 90′, që i bëri shqiptarët tu hipin anijeve e të ikin nga Shqipëria. Varfëria që mbolli ky armik i betuar shqiptarëve, riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijëra shqiptarëve nga fëmijet deri tek të moshuarit”,-shkruan Vasili.
Nga ana tjetër, Vasili thekson se Rama e ka bërë Tiranën, në vendin më të pasigurtë, ”ku krimi i organizuar dhe trafikantët sundojnë vendin dhe kryeministrin”,-thotë Vasili. ”Ky kryeministër armik i të varfërve dhe mik i oligarkëve u tregoi shqiptarëve derën e braktisjes së vendit”.
Kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, nënvizon se Rama është përfitues i pangopur i oligarkëve. ”Ky kryeministër i qindra kullave të Tiranës ka krijuar qeverisjen-lavatriçe të parave krimit të organizuar mu në mes të Tiranës. Ky kryeministër që i grabit edhe bukën e gojës, duke mbajtur TVSH më të frikshme edhe për vajin fasulet, shqerin dhe miellit nuk ka më asnjë lidhje me shqiptarët ka zgjedhur të jetë ARMIKU I TYRE dhe mik i nështruar e përfitues i pangopur i oligarkëve. Kush nuk e sheh ose eshte miop ose është i kapur, rrugë të tretë nuk ka. Shqiptarët janë pa drejtim”.
KOHA JONË SONDAZH

