FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lu ikën nga Shqipëria, ja ku e emëron Shtëpia e Bardhë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në korrik të këtij viti. Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, sqarohet se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.

Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.

Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë. Lu do të mbahet mend gjatë edhe për qëndrimin e tij për kapjen e ”peshqëve të mëdhenj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?