Trokitje e Zija Çelës, Luan Rama i shkruan shkodranisht…

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i rikthehet pasionit të tij, letërsisë. Duke shmangur qëndrimet e tij politike, Rama ka zgjedhur të publikojë për ndjekësit në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një tregim të shkrimtarit të njohur Zija Çela. E duke iu rikthyer viteve të tij si student në Institutin e Shkodrës, në degën Gjuhë-Letërsi, Luan Rama preferon ta komentojë tregimin e Zija Çelës në shkodranishte.

Po e marr tregimin tand e po e publikoj në faqen time, pa t’marr leje mik i dashtun Zija!

E për me mujt me ardh me do fjal zemne aty n’shpirtin tand t’gjan e pa cak, po baj nji sprov me t’shkru n’shkodranisht.

Shpirtin tand bujar e qi dan veç dashni ndër na e ka bekue zoti, e ti e ke për detyr t’shejt me na dhan si ke ba tan jetën tane, veç mirsi si shenjt i fjales bukur, qi gjuha jon’ e bekume na shungullon, si ka than Dom Ndre Mjedja i madh!

E tuj e lexu tregimin tand, du me t’than se si me dhjet a me dhjetmij rreshta, Zija Çela ka met ai qi ka ken, e ka me ken ai qi asht, Zijai im i dashtun!”- shkruan Luan Rama duke publikuar dhe tregimin e Zija Çelës.

SHKARKO APP