Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: KiE rrëzoi 30 qershorin, të krijohet sa më parë Gjykata Kushtetuese

Politikë E premte, 7 Shkurt 2020 12:34
Luan Rama: KiE rrëzoi 30 qershorin, të krijohet sa më parë Gjykata Kushtetuese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaron se KiE rrëzoi dje votimet moniste të 30 qershorit 2019, dhe nisur nga kjo, ai tha se duhet të krijohet sa më parë Gjykata Kushtetuese.

Deklarata e Luan Ramës

Mirëdita të gjithëve!

Në fakt, nga t’ia fillosh më parë morinë e problemeve të shumta që krijon qeverisja në këtë vend. Probleme, të cilat në thelb kanë të bëjnë jo thjesht dhe vetëm me imazhin e vendit, por mbi të gjitha kanë të bëjnë me standardet dhe cilësinë e demokracisë në vend.

Gjatë ditëve të fundit, në Shqipëri zhvillohet një vizitë e delegacionit të nivelit të lartë të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës, i cili pasi kontaktoi me funksionarët më të lartë të shtetit, pasi u njoh më nga afër me çfarë po ndodh në Shqipëri, ka mbajtur një qëndrim që është nga më të rëndët. Dhe në vazhdim të qëndrimeve të mbajtura më parë dhe nga OSBE, nga BE, nga KE e kështu me radhë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala është për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Për atë butafori të shëmtuar që në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin krijoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Natyrisht të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur më 30 qershor, jo vetëm në procesin e paligjshëm të votimeve të komanduara, të realizuara dhe ato me 1001 probleme nga mazhoranca aktuale e krimit qeverisës, por dhe për shkak të zgjedhjes me emërim të një tufe banditësh dhe horrash të lidhur me krimin që janë imponuar në lidhje me krimin në mënyrë të paligjshme për të drejtuar në nivelin lokal.

Duke iu referuar këtij realiteti, Delegacioni i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në qëndrimin e tij zyrtar thekson përmes deklaratës së bërë nga z.Gunn Marit Gelgesen që është Presidenti i Dhomës ë Rajoneve të Kongresit se për fat të keq, citoj: Zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të më tejshëm të besim të qytetarëve në institucionet e vendit dhe më tej gjithashtu Presidenti i dhomës së rajoneve  të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës thekson se nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Pra qëndrimi më i fundit evidenton, denoncon dhe nxjerrë edhe njëherë zbuluar maskaradën e zgjedhjeve të ashtu quajtura të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe denoncon gjithashtu paturpësinë e veprimit të mazhorancës, e cila i kriminalizoi edhe këto zgjedhje siç ka bërë në fakt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Çfarë ndodh konkretisht. Shqipëria do duhet të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve të vet, detyrimet ndaj vendit por edhe detyrimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të çeljes të negociatave me Bashkimin Europian dhe më drejtë për drejtë akoma.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Prandaj mazhoranca në mënyrë të veçantë qeveria, duhet të heqë dorë nga bllokimi i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese, duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese duke kompromentuar në këtë mënyrë të gjithë Reformën në Drejtësi. Sepse në mënyrë të qëllimtë ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese pikërisht për të krijuar terrenin e pandëshkueshme risë, terrenin e mos zbatimit të ligjit dhe terrenin e kriminalizmit të më tejshëm të jetës publike, politike në vend. Pse është e rëndësishme të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe të fillojë një orë e më parë nga puna sepse është kusht në radhë të parë për funksionimin normal Kushtetues të ligjit, për funksionimin normal Kushtetues të së drejtës në Shqipëri, por Gjykata kushtetuese është institucioni i vetëm që ka tagrin Kushtetues të interpretojë dhe të certifikojë aktet e institucioneve të tjera, në mënyrë të veçantë të Kuvendit.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka dhe një detyrë të përcaktuar qartë edhe në rezolutën e Bundestagut gjerman sepse ajo duhet të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, prandaj mazhoranca, prandaj qeveria e ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për ti vazhduar dhe ti zgjasë sa më shumë jetën këtyre strukturave në krye të të cilëve i janë vënë element me background apo me prapavijë kriminale, prandaj apeli është të ç’ bllokohet Gjykata Kushtetuese dhe të filloj ajo menjëherë për të ndalur dorën e abuzivitetit dhe shpërdorimit, dorën e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës e zgjatur në mënyrë kriminale nga qeveria ndaj të gjitha institucioneve të tjera të cilat ajo përpiqet ti kapë, për ti përdorur pastaj në funksion të interesave të veta, që vetëm në funksion të qytetarëve shqiptar nuk janë dhe vetëm në interes të Shqipërisë nuk janë.

Raporti më i fundit, qëndrimi më i fundit i delegacionit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës është dëshmia më e qartë e asaj maskarade që ka ndodhur në 30 qershor. Gjykata Kushtetuese duhet të kthejë Kushtetutshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në këtë vend si kushti i parë për të zgjidhur krizën politike, krizën qeverisëse, krizën parlamentare dhe mbi të gjitha krizën e besimit sepse siç thuhet edhe në qëndrimin më të fundit të këtij delegacioni, kjo sjellje e qeverisë ka çuar në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Faleminderit.

Etiketat e lidhura

Lëvizjes Socialiste për IntegrimLuan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.