FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar sot për incidentet mes të rinjve të LRI dhe policisë në Surrel, gjatë protestës afër shtëpisë së kryeministrit.

Në një reagim në Facebook, Luan Rama thotë se protesta është një institucion i shenjtë që duhet të respektohet nga institucionet.

Deklarata e plotë e Luan Ramës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Floidën dhe moshatarët e saj… Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën! Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!

Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

“E çuem grushtin për me luftue, Ndër lufta t’reja, Dhe me fitue…”

Jetojmë në kohë migjeniane!…:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?