Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Mashkullorizimi gjuhësor i zonjave ministre të qeverisë “Rama 3”

Politikë E shtunë, 18 Shtator 2021 15:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama-

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në të kundërt me rregullsitë logjike të drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, sa herë që ka emërime apo çemërime në përbërjen e Këshillit të Ministrave, na vjen e shfaqet paradoksalisht në formën e një lajthitjeje logjike, por edhe në trajtën e një diskriminimi gjuhësor, përdorimi i emrit ministër/ministri në vend të ministre/ministrja.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Nuk e di se në çfarë aktesh apo mbi ç’logjikë është mbështetur kjo praktikë. Ndaj për korrektesë u përpoqa të gjej ndonjë referencë, ndonjë vendim zyrtar apo administrativ që e bën të detyruar përdorimin e formës ministër kur emërohet një grua, edhe pse duhet të përdoret forma ministre, përveç argumentave shkencorë, edhe për analogji me zgjidhjen që i ka bërë këtij problemi vetë përdoruesi i gjuhës, pra populli në ligjërimin e vet të përditshëm.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, në burimet zyrtare nuk gjendet asnjë referencë. Gjithsesi, sido që të jetë arsyetuar dhe kudo që të jetë marrë si model ky i përdorimit të emrit ministër, edhe kur ministre emërohet një grua, është në kundërshti me parimet dhe normën gjuhësore të shqipes, është në kundërshti edhe me traditën apo praktikën tonë gjuhësore. Por është po aq edhe në kundërshti me barazinë gjinore.

Sepse nuk ka logjikë emërtimi ministër, që është emër i gjinisë mashkullore, edhe për rastet kur në atë detyrë emërohet një grua, që afërmendsh nuk është e gjinisë mashkullore. Në të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe, përmbri emrit ministër si emër i gjinisë mashkullore gjendet edhe trajta femërore ministre/ministrja.

Pra, është parashikuar prej shkencëtarëve të gjuhës edhe rasti kur në detyrën e ministrit emërohet një grua, duke dhënë trajtën ministre/ministrja, ashtu sikundër është zgjidhur edhe prej vetë përdoruesit të gjuhës, siç e përmenda më lart.

Atëherë, përse në aktet zyrtare të institucioneve shtetërore shqiptare, në rastin e emërimit të një gruaje përdoret emri i gjinisë mashkullore ministër dhe jo trajta femërore ministre? Argument gjuhësor nuk ka, arsye logjike jo e jo, tradita gjuhësore nuk na e ofron këtë model, atëherë përse përdoret?

I njëjti arsyetim vlen edhe për rastet president/presidente, kryetar/kryetare, drejtor/drejtore etj. Me sa duket “gjuha” e urdhëruar ministret i bën ministra, anipse në ligjërimin e përditshëm, kur iu drejtohemi, të gjithë themi zonja ministe dhe jo zonja ministër.

Nuk e di nëse ua ka vrarë veshin emërtimi ministër i përdorur përmbri emrit të tyre zonjave ministre të qeverisë së sapo betuar të Kryeministrit Edi Rama, por mashkullorizimi gjuhësor i tyre shkon përkundër paraqitjes si një arritje e madhe e faktit që kemi një qeveri me shumë zonja në përbërjen e saj.

Dhe janë zonja ministre, apo jo…?

Etiketat e lidhura

Luan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 1 minute

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 5 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 7 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 16 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.