Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Prokuroria t’u thotë qytetarëve, kush i vodhi rrugët e shkatërruara!

Politikë E hënë, 11 Janar 2021 16:17
Luan Rama: Prokuroria t’u thotë qytetarëve, kush i vodhi rrugët e shkatërruara!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, thotë se rrugët e shkatërruara në Vlorë e Sarandë janë në atë gjendje, për shkak të qeveritarëve në Tiranë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Luan Rama thekson se Prokuroria duhet të nisë hetimet për rrugët e shkatërruara, për një fenomen që shihet fare lehtë, me sy të lirë nga çdo qytetar.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Deklarata për mediat e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirëdita të gjithëve dhe së pari më lejoni që në këtë situatë alarmante të përmbytjeve të shpreh solidaritetin, mbështetjen dhe përkrahjen njerëzore, dhe jo vetëm njerëzore, të të gjithëve anëtarëve të LSI-së për qytetarët në nevojë, për të gjithë ata që janë prekur nga pasojat e rënda, por ndërkaq mbështetjen maksimale dhe për të gjithë institucionet dhe punonjësit që janë në detyrë për të përballuar situatën.

Megjithatë situata e krijuar nuk mund të mos na bëjë të tërheqim vëmendjen në disa elementë që shprehin qartë dhe argumentojnë bindshëm jo vetëm papërgjegjshmërinë e qeverisë, por ç ‘është më e keqja edhe karakterin spekulativ dhe abuzues të saj në raport me transparencën dhe përgjegjësinë që duhet të shfaqin ndaj qytetarëve.

Ajo që të bëj përshtypje është se janë përmbytur zona në të cilat është investuar maksimalisht dhe janë trumbetuar këto investime si kulmi i suksesit të qeverisë, ndërkohë që realiteti i ka nxjerrë të gjitha blof.

Aq më tepër situata alarmante është edhe në akset rrugore kombëtare dhe ato lokale. Mjafton të shohim kronikat e televizioneve, dhe ato çfarë kanë raportuar vetë qytetarët, për të kuptuar që kjo qeveri jo vetëm që e ka përdorur për propagandë të gjithë ata çfarë ka trumbetuar me gjoja rikonstruktimin e rrugëve, por ç ‘është më e keqja, i ka vjedhur rrugët.

Le të shohim për pak sekonda vetëm aksin rrugor që lidh Borshin me Sarandën dhe me Himarën për të kuptuar se cila ka qenë cilësia e investimeve që ka bërë qeveria e rilindjes së Kryeministrit Edi Rama. Pamjet janë të qarta, ato nuk kanë nevojë për koment, sepse gjithçka duket qartë. Këtu nuk jemi në kushtet e një fatkeqësie të shkaktuar apo të pasoja të shkaktuara për shkak të faktorëve të natyrës. Duket qartë që poshtë shtresës së asfaltit ka vetëm shtufë dhe nuk janë respektuar kriteret teknike dhe shkencore që kërkohen në mënyrë rigoroze në raste të kësaj natyre. Ajo që të bën përshtypje më shumë sesa kjo është mungesa e përgjegjësisë dhe nga ana tjetër mungesa e reflektimit nga ana e organit të Prokurorisë.

Këto janë raste dhe situata flagrante ndaj të cilave nuk mund të heshtet, qoftë edhe formalisht të paktën, Prokuroria do duhet të kishte informuar qytetarët se ka nisur hetimi për të parë se si është kryer investimi në këtë rrugë, për të parë se si janë zbatuar parametrat teknikë të rikonstruktimit apo të asfaltimit të saj, për të parë se si janë respektuar kriteret nga ana e supervizorit dhe për të zbardhur arsyet se përse është marrë në dorëzim një rrugë me një cilësi të tillë.

Por nuk është vetëm kjo. Rrugë të tilla ka sot anembanë Shqipërisë, të cilat janë dëshmi e vjedhjes dhe e korrupsionit nga njëra anë dhe nga ana tjetër dëshmi e papërgjegjshmërisë.

E meqë po flasim për rrugët, jam i detyruar të rikthehem edhe njëherë tek një problem tjetër, po me rrugët. Tek problemi i rrugës Vlorë – Selenicë. Ajo u bë objekt debatesh dhe ballafaqimesh edhe shkresore edhe dokumentare midis Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesve të qeverisë. Kryeministri në paturpësi të plotë deklaroi në Vlorë se me demek Presidenti ka bllokuar lëvrimin e fondeve të akorduara për rikonstruksionin e rrugës në Ujin e Ftohtë, pra në tunelin e Ujit të Ftohtë. Ndërkohë që e vërteta është krejt tjetër. Shikoni pamjet e rrugës që lidh Selenicën me Vlorën, në aksin midis Peshkëpisë dhe Selenicës. Janë vetëm 10 kilometra rrugë. Kjo pamje është e tillë që prej gati 30 vjetësh, asnjë investim, asnjë vëmendje dhe asnjë shenjë përgjegjësie për tu shërbyer banorëve të Selenicës, ndërkohë që për tetë vjet me radhë, gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste apo të rilindjes më saktë, kjo rrugë ka qenë objekt mashtrimi, premtime pa fund dhe mashtrime pa fund.

Megjithatë u krijua në shpresë besimi se me nisjen e punimeve për rikonstruktimin, rregullimin, asfaltimin e rrugës së Lumit të Vlorës, edhe kjo rrugë do të rregullohej, sepse ishte bërë pjesë e atij plani, ishte parashikuar edhe fondi për rikonstruksionin, asfaltimin dhe rregullin e kësaj rruge. Mirëpo banorët e Selenicës u gënjyen, u mashtruan sepse fondet u rrëmbyen nga ata që rrëmbyen dhe vodhën edhe në mes të Tiranës duke projektuar rrugë më 22 milion euro për një kilometër, e ndërkohë u dërguan diku tjetër.

Është për turpin e qeverisë, është për turpin e politikës në Shqipëri që ajo rrugë në vetëm 10 kilometra e ka lënë Selenicën të izoluar. Selenica që dikur ishte vendi ishte vendi i internimeve komuniste, sot është në fakt vendi ku të gjithë qytetarët dhe banorët e saj janë të internuar për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Nga ana tjetër, vetëm 4-5 kilometra rrugë e lidhin Selenicën me aksin e autostradës që lidh Levanin me Tepelenën. Për një urë që është gjithsej 200-300 metra, atje nuk është projektuar dhe realizuar asgjë. Pra, Selenica me bitumin e së cilës shtrohen rrugët e Evropës, është vetë pa rrugë. Selenica, emblema apo simboli i civilizimit, sepse rrugët e asfaltuara janë shenjë e civilizimit, është sot në fakt simboli i mjerimit dhe i braktisjes.

Dikush mund të thotë se po bëjmë politikë. Jo, nuk është për të bërë politikë. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka të qartë që nuk duhet bërë politikë me fatkeqësitë natyrore, por ama të vërtetës i duhet thënë e vërteta ashtu sic është dhe duhet vënë dora në plagë për të gjetur fajtorët.

Fajtorët janë ata që vjedhin në mes të Tiranës, por vjedhin edhe fondet e rrugës së Selenicës. Janë ata që vjedhin në ristrukturimet e të ashtuquajturave shtratet e lumenjve në Lezhë, por që vjedhin edhe në rrugën e Borshit, edhe në të gjitha rrugët e tjera të Shqipërisë.

Prandaj, edhe njëherë apeloj Prokurorinë, nëse ekziston dhe nëse ndjen sadopak detyrimin për t’iu shërbyer qytetarëve, të paktën me transparencë, duhet të veprojë. Dhe të veprojë do të thotë: Të nisë hetimet, qoftë edhe kryesisht, sepse janë fakte për të cilat nuk ka nevojë të nisësh procedurën duke pritur denoncimin e ndokujt dhe të çojë përpara përgjegjësisë ata që kanë vjedhur dhe ata që mburren me vjedhjet e hajdutëve që kanë marrë dhe me të cilët ndajnë pushtetin.

Faleminderit.

Etiketat e lidhura

Luan Ramaprokuroriarruget
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 15 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 16 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 17 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 19 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.