Luan Rama: Raporti Rama-Meta nuk është rozë
“Raporti Rama-Meta nuk është rozë”. Kështu është shprehur
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
“Përgjithësisht, bashkëpunimi është funksional dhe korrekt. Natyrisht ka probleme. Ne kërkojmë ndryshim të dimensionit të qeverisjes, ndryshim të produktit të qeverisjes”, ka thënë më tej ai në emisionin “Opinion”.
Ndërsa lidhur me dorëheqjen e ish-ministrit Nasip Naços, ai ka sqaruar se “LSI ka treguar vullnet për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në qeveri”.
Gjithashtu, sipas tij, ritmi i qeverisë është i ngadaltë dhe ka ende shumë rezerva e mangësi në sektorë, ku kërkohet tjetër produktivitet.
“Nëse Shqipëria është ende pa çelur negociata do të thotë që sfida jonë nuk ka mbërritur ku duhet”, u shpreh Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

