FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama sfidon kryeministrin: Më vërteto çfarë ka thënë DASH

Pasi Edi Rama i përmendi disa herë emrin, nga foltorja e Kuvendit nënkryetari i LSI-së Luan Rama iu përgjigj ‘flakë për flakë’ kryeministrit.

Luan Rama i shpalli sfidë kryeministrit për faktin nëse nuk janë të vërteta deklaratat e tij për raportin e DASH që flet për Shqipërinë, ai ishte i gatshëm të ikte nga Kuvendi.

“I nderuar zoti kryeministër, meqë patët mirësinë të më referoheshit dhe po ju dëgjoja me vëmendje, meqë ju paska bërë përshtypje që unë dje thash apo lexova ça tha DASH. Më lejoni t’ju bëj një sfidë. Në raporton e DASH, në vitin 2016, që i referohet vitit 2015 thuhet; Shqipëria nuk figuron në vendin e listuar për pastrimin e parave. Një vit më parë kanë thënë në këtë foltore atë çka thoshte DASH për 2016-ën. Aty thoshte; Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave. Ndërkohë në raportin e këtij viti, që i referohet vitit 2017, thuhet; Shqipëria mbetet një rrezik i madh për pastrimin e parave të pista. Nëse nuk është kështu në raportin e DASH, unë iki nga ky parlament. Më provoni të kundërtën zoti kryeministër”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?