Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:49 Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Siguria e aeroportit të Rinasit dhe mosveprimi i institucioneve të sigurisë!

Forum E premte, 24 Shtator 2021 12:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se
Do të doja realisht të ishte e vërtetë deklarata e Ministrit të Brendshëm, i cila pasi u përpoq të na bindë se fajin për çfarë ndodhi me grabitjen e rradhës prej një grupi kriminal në aeroportin e Rinasit e ka kompania konçensionare kineze që administron aeroportin, në epilogun e apologjisë së vet, konkludoi me fjalinë: “siguroj qytetarët dhe gjithë operatorët që përdorin aeroportin e Rinasit që me masat emergjente të marra dhe të tjera që janë në proces, siguria në këtë aeroport është plotësisht e garantuar”.
Mirëpo jo vetëm precedenti, por as historia nuk i jep të drejtë ministrit, i cili, shumë më mirë prej shumkujt tjetër, e di se çfarë është grabitja me armë në një avion që gjendet në pistën e aeroportit, siç e di po aq mirë që ngjarja nuk ka të bëjë vetëm me kompaninë konçensionare!
Unë që e njoh dhe që ia çmoj zotësitë, e di shumë mirë, që ai ka tjetër qasje e tjetër bindje për kësi rastesh!
Por le t’i referohem asaj që ai thotë, e jo asaj që ministri do të duhej të thoshte.
Sepse, nëse është siç thotë ministri, që “…koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil (ICAO)”, çfarë kanë bërë institucionet e shtetit e ndër to edhe Ministria e Brendëshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që kanë për detyrë të kontrollojnë e kur konstatojnë se “nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë”, të marrin masa ndëshkuese deri në penalitete ekstreme ndaj subjektit që rezulton në shkelje të ligjit?!
Apo, vetëm pasi ndodhi grabitja u evidentuan shkelje në aplikimin e standardeve të sigurisë?!
Nëse është e vërtetë ajo që thotë ministri se “…konçesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare”, pse nuk është ndërhyrë më parë, madje që në rastin e parë të refuzimit për bashkëpunim, me qëllim që të evitohej ngjarja e rëndë (për fat të keq e përsëritur për të disatën herë!!!), por është lejuar që sot ministri të na thotë se: “ në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigje!”
Pra, thjeshtë dhe vetëm duke lexuar deklarimet “shfajësuese” apo thënë më “lehtë” justifikuese të ministrit, mund të gjesh edhe plot argumenta të tjerë që nxjerrin zbuluar në rastin më të mirë, mosveprimin e institucioneve të shtetit, paaftësia e të cilave nuk mund të mbulohet duke artikuluar fajet e kompanisë konçensionare.
Ngjarja është shumë e rëndë. Krimi e sfidoi shtetin aty ku siguria do të duhej të ishte maksimale. Dhe e bën këtë në mënyrë të përsëritur!
Ngjarja provoi se nuk funksionoi asnjë hallkë në zinxhirin e institucioneve të sigurisë. E ketë të vërtetë, ministri e ka për detyrë ta pranojë. Ta pranojë dhe të ndihmojë edhe të tjerët në qeverinë e tij të kuptojnë rrisqet e mosveprimit ndërinstitucional në kësi rastesh.
Sepse mosveprimi, në rastin më oportun është shpërdorim detyre, por mund të jetë edhe bashkëpunim me kriminelët që sulmuan aeroportin! E në këtë kontekst, ministri duhet ta dijë që detyra e parë e Policisë së Shtetit është parandalimi i veprimtarisë kriminale, dhe efektiviteti i parandalimit nuk mund të kushtëzohet prej vullnetit të kompanisë konçensionare!
Për sa kohë që nuk ka një reagim shtetëror e ndërkohë që eksponentë publikë e politikë të maxhorancës shprehen se “ sa mirë që nuk ishin terroristë që të rrëmbenin avionin”, aeroporti ndërkombëtarë i Rinasit nuk mund të jetë i sigurtë!
Këtë na e dëshmon precedenti, por këtë na thotë edhe historia e pesë viteve të fundit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit!

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 31 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 1 minute

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 2 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 18 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 29 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.