Luan Rama: Sipas DASH, Shqipëria është portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në Evropë
Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se sipas raportit të DASH, Shqipëria është portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në Evropë. Ai tha se sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është një vend me rrezik të madh për pastrimin e parave të pista dhe se Tirana është një vend me rrezikshmëri të lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane.
“Padyshim që atë që vlerëson DASH dhe çfarë denoncon sa i përket situatës kriminale në vend ne e kemi thënë gjithmonë, jo për të venë gishtin ndaj papërgjegjshmërisë së qeverisë, por ne e kemi bërë këtë gjë edhe për të ndihmuar qeverinë që të zbatojë ligjin. Por veprimi i strukturave ligjzbatuse nuk ka qenë në atë nivel që kërkon përgjegjësia qeverisëse dhe që kërkon raporti i DASH. DASH nënvizon se Shqipëria është një vend me rrezik të madh për pastrimin e parave të pista.
Aktivitetet e paligjshme përfshijnë trafikimin e drogës, mallrat kontrabandë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria është vend tranzit dhe portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në Evropë. Tirana është me rrezikshmëri të lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane”- tha Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

