Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luga e Majkos për Ramën dhe mirënjohje për Hirësinë e Tij Janullatos 

Forum E hënë, 17 Gusht 2020 13:30
Luga e Majkos për Ramën dhe mirënjohje për Hirësinë e Tij Janullatos 
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së

Nuk foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, sepse kishte operuar gojën dhe meqë gojën po e mbante me dorë dhe dorën e kishte të zënë, as nuk mundi të shkruajë ndonjë fjalë si fjalë prej Pandi e me qëndrime prej Majkoje.

Nuk foli dhe as nuk shkruajti, nuk u pa dhe as nuk u shfaq gjëkundi përgjatë gjithë ditëve të kalvarit torturues e rropatjes në mes të diellit të mesgushtit zhuritës, të mijëra shqiptarëve që u bllokuan në Kakavijë, edhe pse drejtpërdrejt është ministër përgjegjës për ata.

Mirëpo, fatmirësisht, situata u zgjidh dhe qytetarët shpëtuan prej hallit të madh. Ndaj një fjalë duhej thënë, se përndryshe, për çfarë djallin na duhet një ministër shteti për disporën!

Dhe ministri shkruajti.

Se për çfarë shkruajti është punë e tij, por ama shkruajti, jo si në rastin e teatrit ku as nuk shkruajti dhe as nuk foli, ngaqë nuk e kishte gojën në punë.

Tani Pandi ka gojë e Majko ka dorë.

Dhe dorën e vuri në punë e na dha mundësinë të lexojmë këtë qëndrim, të cilin po e citoj të plotë siç e ka formuluar ai vetë:

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare, veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Të tjerat janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siç mund ta vini re edhe ju, mençuria është në fjalinë e fundit, aty tek “luga”, të cilën nuk ma do mendja se e ka zgjedhur si një mesazh të koduar për Kryeministrin, dhe as besoj se ka lidhje me kohën kur ministri i shtetit për diasporën e kishte gojën e sëmurë kur u shemb Teatri Kombëtar, meqë luga është një objekt që lidhet shumë me gojën siç lidhet goja me lugën. Por, sido që ta ketë menduar zoti Majko këtë punën e “lugës” dhe pavarësisht arsyeve se pse ia tregon atë Kryeministrit, një të vërtetë na e tha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situatën e rëndë të krijuar në Kakavijë, e paska zgjidhur Hirësia e Tij Janullatos dhe jo Kryeministri dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë! Ndaj, shqiptarët që shpëtuan prej hallit të madh në mes të rrugës të parët, por edhe ne gjithë të tjerët, duhet t’i jemi mirënjohës Hirësisë së Tij Janullatos dhe jo Kryeministrit Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ndërsa Kryeministri le të mbajë Majkon se i duhet për “lugën”, si në atë këngën e Kalivaçit në Tepelenë:

“Lipi-lipi dorëza,
më dërgoi sorrëza,
për një dorë kashtë,
më mbeti gomari jashtë”.

Etiketat e lidhura

Luan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.