Lulzim Basha: Pas ikjes se PDIU, Rama krejt i vetëm

Opozita po forcohet, ndërsa PS dobësohet shumë me ikjen e PDIU. Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur mesditën e sotme se të gjithë do të bashkohen me opozitën kundër qeverisë së lidhur me krimin, të drejtuar nga Edi Rama.

Deklarata e kreut të PD-së është bërë pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me PDIU-në.

Basha dhe Shpëtim Idrizi nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim opozitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare.

Të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave.

Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika.

PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë’, -tha Basha.

‘Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore.

Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, por është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe rracionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ’, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?