Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lusi Brace, avokatja e suksesshme në Kanada, mes firmave më të mira ligjore

Kultura E diel, 19 Shtator 2021 16:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Toronto-Kanada

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Çfarëdo që mendja mund të konceptojë dhe besojë, ajo mund ta arrijë”, kjo është motoja e Lusi Braҁes për të vënë në jetë ëndrrat e saj. E rritur në Toronto të Kanadasë, Lusi merret me drejtësi dhe duket se kjo i shkon për shtat më së miri. E injektuar që në vegjëli për ligjet, avokaturën dhe ndryshimet e vazhdueshme në shoqëri, frymëzimi i saj është gjyshi, figura e të cilit nuk e kish humbur gjerësinë edhe në një vend politik totalitar, ku sërish mund të tregosh dhembshuri, bujari dhe drejtësi ndaj të tjerëve.
Brace Law është studio ligjore që Lusi drejton prej vitit 2019. Praktikat që ofron janë: mbrojtja penale dhe civile, imigracioni, real estate, testamente dhe prokura. Brace Law veҁohet nga firmat e tjera ligjore si nacionale dhe internacionale, për shkak të diversifikimit, llojshmërisë së shërbimeve të ofruara  dhe aftësisë për t¨u gjendur pranë klientit në të gjitha etapat dhe problemet që klienti mund të hasë gjatë gjithë jetës së tij, që në momentin që dëshiron të studiojë, punojë ose të jetojë në Kanada.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15

Na prezanto pak me rrugëtimin tënd shkollor deri te patenta e avokates? Na tregoni për veten tuaj.
Në moshën katërmbëdhjetë vjeç, unë dhe familja ime emigruam në Kanada për të përmirësuar jetën tonë. Që kur isha një vajzë e vogël, ëndrra ime ishte të bëhesha një avokate e suksesshme. Unë jam nxitur gjithmonë nga motoja: “Çfarëdo që mendja mund të konceptojë dhe besojë, ajo mund ta arrijë”. Gjyshi im nga nëna, Kostandin Shandro, një avokat i kujdesshëm dhe punëtor gjatë regjimit diktatorial komunist shqiptar, më frymëzoi dhe më mësoi se edhe në një vend politik totalitar, mund të tregosh dhembshuri, bujari dhe drejtësi ndaj të tjerëve. Gjyshi im nuk jetoi për të parë arritjet e mia, por ai më hapi rrugën për të mësuar rëndësinë e ligjit dhe sa thelbësore është të lejosh njerëzimin të përshtatet me ndryshimet e vazhdueshme të shoqërisë.  Rruga për t’u bërë avokate ishte plot me sfida që formuan personalitetin tim gjatë viteve. Kur isha nxënëse, e sapoardhur në Kanada, luftoja me gjuhën dhe sistemin arsimor, megjithatë, shpejt u integrova në kulturën e re.  Fuqia e gjuhës dhe rëndësia e shprehjes së ëndrrave, qëllimeve dhe arritjeve të dikujt në shoqërinë e larmishme kanadeze më shtynë të studioj gjuhët italiane dhe angleze dhe të përfundoj studime me Honours in Bachelor of Arts. Diploma e parë universitare që mora më bëri të kuptoj dhe vlerësoj sistemin arsimor të klasit botëror, i cili ofron mundësi të pafundme në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Menjëherë pas diplomës së parë universitare, unë ndryshova planet e mia dhe ndoqa një diplomë të dytë në Bachelor of Education.  Unë mbaj Certifikatën e Mësuesit (Ontario Certified Teacher) në Ontario dhe jam anëtare aktive e Kolegjit të Mësuesve të Ontario. Unë kam përvojë të mirë dhe të gjerë në mësimin e gjuhës angleze në shkollat private në  te gjithë zonën e Torontos, dhe gjithashtu kam trajnuar ne Anglisht biznesmenë dhe profesionistë të huaj nga prejardhje të ndryshme. Njohuritë e shumta të sistemit arsimor kanadez dhe kërkesat dhe politikat e tij, kanë pasuruar fushën time të ekspertizës në njohjen e institucioneve më të mira mësimore për të udhëzuar dhe këshilluar studentët vendas dhe ndërkombëtarë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa kohë keni ju që mereni me dretësi? 
Për shkak se një qëllim është një ëndërr me një afat, unë kurrë nuk e humba fokusin për të vazhduar studimet juridike në Universitetin Queen Mary, University of London ne Londër, Angli. Pasi u licencova në Ontario ne Shtator 2016,  fillova të praktikoj në Ligjin për Mbrojtjen Penale, por shumë shpejt u angazhova plotësisht në Ligjin e Imigrimit. Nga përvoja ime, mësova se sistemi i Drejtësisë Penale lidhet mirë me disa implikime të imigrimit si një qëndrim i përkohshëm ose i përhershëm në Kanada. Shumë shpejt dhe lehtë, u njoha me ligjet, rregulloret dhe përjashtimet e Imigrimit dhe jam plotësisht e aftë të plotësoj nevojat e klientëve. Kohët e fundit, unë kam krijuar lidhje të mira në komunitete të ndryshme në Ontario dhe marr pjesë në evente kulturore dhe shoqërore.


Cilat janë çështjet që studioja juaj ligjore mund të gjykojë?

Në qershor to 2019, unë themelova firmën time ligjore, Brace Law.  Praktikat që ne ofrojmë janë: mbrojtja penale dhe civile, imigracioni, real estate, testamente dhe prokura.   Duke qenë një businesswoman në fushën e drejtësisë ka sfidat e veta, kjo për shkak të kompleksitetit dhe konkurencës së lartë. Jemi munduar që Brace Law të jetë një firmë e diversifikuar ku njerëz me kombësi dhe rraca të ndryshme kanë gjetur një vend miqësor dhe insipirues për të avancuar në karrierat e tyre. Disa herë më kanë pyetur përse BRACE LAW ka të punësuar vetëm femra për të cilën shumë herë u jam përgjigjur që është një koincidencë e bukur si dhe aftësia e tyre për të performuar dhe dedikimi ndaj klientëve janë në nivelet më të larta.
Brace Law veҁohet nga firmat e tjera ligjore si nacionale dhe internacionale, për shkak të diversifikimit, llojshmërisë së shërbimeve të ofruara  dhe aftësisë për t¨u gjendur pranë klientit në të gjitha etapat dhe problemet që klienti mund të hasë gjatë gjithë jetës së tij, që në momentin që dëshiron të studiojë, punojë ose të jetojë në Kanada./https://ampress.ca/

Bisedoi : Blerina Ruka

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.