Mafia e lojërave të fatit rrëzon dekretin e Presidentit

Kuvendi, me vetëm socialistë të ulur në karriket e tij, ka rrëzuar me forcën e kartonave dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta për lojërat e fatit.

Dekreti i presidentit është rrëzuar me 74 vota socialistësh pro që ndodheshin në sallë.

Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit dhe duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë industria e bixhozit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por qeveria ka insistuar deri në rrëzimin e dekretit ditën e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita dhe faktorë të tjerë kanë akuzuar qeverinë se përmes lojërave të fatit po kryejnë një mega-operacion pastrimi parash të pista të përfituara nga droga, korrupsioni dhe aktivitete të tjera kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?