FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko mesazh Ramës: Deputetët e PS në vitet ’92-’96 ishin më të mirë

Një pjesë e deputetët e Partisë Socialiste gjatë viteve 1992 – 1996 kanë zhvilluar dje një takim. Në fotot e postuara në rrjetet sociale shihet se të pranishëm kanë qenë politikanë të njohur dhe me kontribute historike në PS dhe në qeverisjen e vendit si: Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Ndre Legisi dhe shumë të tjerë.

Ministri për Diasporën, Panedli Majko, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim, në një mesazh në Facebook nuk ka ngurruar të bëjë dhe një krahasim për këtë grup deputetësh. “Dje, në takim me miq të vjetër, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste 1992 – 1996, nga më të mirët në historinë e Kuvendit të Shqipërisë“,- shkruan Majko në Facebook.

Mesa duket Majko krahason kolegët që ka pasur dikur, mes të cilëve ka doktorë shkencash, profesorë të njohur në fusha të ndryshme me deputetët e sotëm të PS, një pjesë të cilëve nuk njihen as nga vetë socialistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?