Majlinda Bregu: Europa është në kërkim të një rendi të ri

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë se Europa është në kërkim të një rendi të ri. Po ashtu Bregu thekson se reformimi i Europës nuk kalon vetëm nëpërmjet traktateve.

”Që e ka qenë gabimi më i madh, një nga kostot e mia politike, se të paktën prej vitit 2014. Gjithë kohën kur i referohesha integrimit, i referohesha me kërkesën për tu konsideruar si një axhendë kombëtare dhe ky është problem i madh duke menduar se kemi kohë, mjafton që lajmi i mirë të vijë dhe të jetë brenda mandatit tim qeveritar, Europa aty është e ne këtu do të jemi.

Mirëpo ne jem duke rendur tashmë dhe jemi edhe ne edhe Europa në vrapim, ndërkohë që ne kërkojmë idenë e Europës ndërsa Europa është në kërkim të një rendi të ri. Reformimi i Europes nuk kalon vetëm nëpërmjet traktateve. Vendimi i të qënurit identiteti shqiptar është një identitet më i afërt me Europën më shumë se çdo identitet tjetër”.

SHKARKO APP