FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mali i Zi, Partia e Gjukanoviç shpall fitoren

Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi.

Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliç tha se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviç kryeson me mbi 54 për qind të votave. Sipas tij, Gjukanoviç korri një fitore historike duke qenë ‘i vetëm kundër të gjithëve’. Ndërkohë mbështetësit e kësaj partie kanë nisur festën.

“Urime mikut tim të vjetër, Millo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, thotë Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për përspektivën euro-atlantike!”, thuhet ai.

Gjukanoviq shpalli fitoren. Kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave, ai prin me mbi 54 për qind.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?