Maliqi: ”Ishulli përrallor i Osumit”, fytyra e vërtetë e Rilindjes së Ramziut (VIDEO)

Deputeti Lefter Maliqi, ka denoncuar shkatërrimin që po ndodh tek lumi Osum në Berat. ”Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë

Me këto pamje nga ”ishulli spektakolar i Osumit” në Berat, urojmë shporrjen e Rilindjes më 25 Prill.
”Investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat. Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit.

Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?