Mandat i 4-të për Dakon dhe Sejdinin? Përgjigjen e jep Balla
Vangjush Dako, Qazim Sejdini dhe Xhelal Mziu që drejtojnë bashkitë e mëdha të vendit, mund të rikonfirmohen në një mandat të katërt.
Numri dy i PS-së, Taulant Balla ju përgjigj pyetjes së Report TV për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, duke ua lënë derën e hapur.
”Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe ju të gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve”,-deklaroi Balla.
Ndërsa la të kuptohej se një vijimësi e kryebashkiakëve jetëgjatë mund të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
KOHA JONË SONDAZH

