FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mandatet e deputetëve Tahirit dhe Selamit. Kreu i KQZ: Kërkojmë kohë për vendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk jep afat mbi vendimmarrjen për mandatet e kryebashkiakut Elvis Roshi dhe deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, që preken nga ligji i dekriminalizimit.

KQZ është vënë në lëvizje nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila i ka shapllur këta zyrtarë të zgjedhur si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike për shkak se kanë kryer vepra penale me masë ndaluese.

Denar Biba, kryetar i KQZ, konfirmon për Top Channel se duke qenë se bëhet fjalë për rastin e parë, që më pas do të merret si preçedent, do të analizohet me vëmendje të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“KQZ gjykon të analizojë me kujdesin maksimal çdo detaj ligjor dhe faktin që implikon çështja. Rast pas rasti. Kujtoj që vendimmarrja finale është atribut ekskluziv i KQZ-së dhe pasojat e kësaj vendimmarrjeje janë të tilla që nuk mund të merren”, deklaron Biba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ligji për dekriminalizimin implikon edhe zyrtarë që nuk kanë mandat të zgjedhur. Kur zbulohet se janë dënuar për krime me masa ndalimi, ata duhet të largohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht për falsifikim të formularëve.

Kur dënimi ka qenë pa masë ndalimi, siç është rasti i drejtorit të Sektorit të Marrëdhënieve Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë, Genci Muçaj, ata ndiqen penalisht për falsifikim të formularit, por nuk largohen nga detyra deri në vendimin e gjykatës.

Muçaj thotë se është konsultuar me juristë për mosdeklarimin e dënimit, i cili ka qenë me gjobë, pasi mund të cënohej në media dinjiteti i tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?