Manjani: 5 fakte nga negociatat, se qeveria shan ”armiqtë në Gjermani”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetin social facebook, informon në 5 pika të thjeshtëzuara, atë që sipas tij nuk u tha nga qeveria edhe pse milionat e eurove të ardhura nga fondet IPA të BE-së, nuk shkruan për informimin e shqiptarëve për procesin e çeljes së negociatave.

”Meqë milionat e Eurove të shpenzuara nga fondet IPA të BE, nuk mjaftuan për të informuar shqipëtarët. Meqë milionat e fjalëve koti të qeverive nuk thanë asgjë, për Europën dhe substancën e saj”,-shkruan Manjani.

Sipas Manjanit, delegacioni i BE ka pasur shpenzime, por si dolën paratë për të shpjeguar më shumë e më mirë. Ndërsa për qeverinë, thotë se ka halle të tjera. ”I duhen fjalët për të sharë opozitën dhe armiqtë e jashtëm në Gjermani”,shton Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikur nesër të vendoset çelja e negociatave për anëtarësim, duhet të dimë se:

1. Duhet të negociojmë mbi një dokument që quhet Acquiss Communitaire, që është një përmbledhje e direktivave të Bashkimit Europian.

2. Ky dokument sot numëron rreth 170 000 faqe. Ky numër shtohet sa here BE prodhon direktiva të reja.

3. Dokumenti organizohet në 31 kapituj, mbi të cilat shtetet kandidate negociojnë dhe marrin përsipër ti përmbushin të gjitha kriteret e atyre kapitujve.

4. Çdo cent, çdo metër territor, çdo bimë e gjallesë, çdo e drejtë, ligj apo rregull, çdo cm3 ajër, çdo letër zyrtare pra çdo gjë absolutisht kalon në scaner, futet në kalendar për t’u përshtatur me standartin e BE.

5. Përshtatja e standartave tona me të BE ka kosto të mëdha. Bëhet fjalë për ndryshim të thellë të çdo gjëje që njohim deri më sot si “mënyra jonë e jetesës”. Këto kosto janë për ne.

Kaq sa për një informacion të përmbledhur. Është falas! Delegacioni i BE këtu ka pasur shpenzime, e si dolën paratë për të shpjeguar më shumë e më mirë. Qeveria ka halle të tjera! I duhen fjalët për të sharë opozitën dhe armiqtë e jashtëm në Gjermani…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?