Manjani betohet sot para Presidentit si ministër Drejtësie
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të betohet sot në orën 16:30 para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Betimi para Presidentit vjen një ditë pasi Parlamenti e miratoi atë si ministër.
Ylli manjani u votua me 81 vota pro, 27 vota kundër dhe asnjë abstenim, ku votat kundër ishin të opozitës.
Manjani zëvendëson në këtë post Nasip Naçon, i dorëhequr pak ditë më parë.
Ai është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit të majtë qeverisës.
KOHA JONË SONDAZH

