Manjani: Çfarë mjeshtrash propagande

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sot dy ngjarjet kryesore, vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe lirimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha, i dënuar për trafik droge. Për të dyja ngjarje, Manjani thotë se qeveria ka vënë në zbatim një propagandë të fortë.

“Çfarë mjeshtrash! Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë… Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë…

Mjeshtra propagande! Të na bëjë mirë!”,- shkruan Manjani në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?