Manjani: Dështimi me integrimin në BE akti më kriminal i rilindjes. Po krahasohemi me Bjellorusinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se dështimi më i madh i Edi Ramës dhe politikës që ai përfaqëson është largimi nga BE. Në një analizë publikuar në Facebook, Manjani shprehet se modeli i Edi Ramës ka stopuar çdo gjë perendimore në vend.

“Demokracia dhe zgjedhjet krahasohen me standartet Putin dhe Erdogan. Shteti ngjan si Bjellorus. Nga modeli ekonomik vendi ngjan si vend i Amerikës Latine. Zyrtarisht, përgjatë që drejtimit të Edi Ramës BE ka marrë kërkesa rikthimin e vizave. Kërkesë të cilën disi e “miratoi” pandemia… Bashkë me kaçurrelat e Romanës e me “shokë e shoqe” të tjerë internacionalistë na e bënë BE si klub golfi ku do luanim të gjithë, ndërkohë që pasojat antieuropë po i shohim sot”,- shkruan ndër të tjera Manjani në Facebook.

Postimi i plotë i ish-ministrit, Ylli Manjani:

Edi Ramës dhe grupit të tij politik që drejton vendin, mund të faturohen disa dështime, por më i madhi është ndërprerja e rrugëtimit të Shqipërisë në Europë!
Kryedështim me pasoja të rënda për të gjithë ne ishte zbythja nga rruga e negociatave me BE.
Vini re me vemendje!
Ka stopuar çdo gjë perëndimore në këtë vend. Demokracia dhe zgjedhjet krahasohen me standartet Putin dhe Erdogan. Shteti ngjan si Bjellorus. Nga modeli ekonomik vendi ngjan si vend i amerikës latine.
Zyrtarisht, përgjatë që drejtimit të Edi Ramës BE ka marrë kërkesa rikthimin e vizave. Kërkesë të cilën disi e “miratoi” pandemia…
Bashkë me kacurrelat e Romanës e me “shokë e shoqe” të tjerë internacionalistë na e bënë BE si klub golfi ku do luanim të gjithë, ndërkohë që pasojat antieuropë po i shohim sot.
U krijuan përshtypjen e rreme shqiptarëve se po të bëjm ca ligje që bëjnë policin edhe gjykatës; canabisi dhe trafiku i drogës është burim zhvillimi se medemek europa do lërë mendt për shqiptarët e Shqipërinë.
U krijuan përshtypjen e rreme se duke forcuar pushtetin e Edi Ramës dhe duke linçuar opozitën e kufizuar dialogun e kompromisin politik, Europa do linte ment për ta (shqiptarët dmth).
U krijuan përshtypjen e rreme se me zgjedhje moniste demokracia është më e mirë se në perëndim..!
Ja ku është pasoja. Europa na u largua.😔
Pah çfarë dëmi të llahtarshëm i bënë këtij vendi! As sa Maqedonia nuk vlejmë më…!😔😔
Ky dështim është në kufinjtë e kriminales!
Më keq se kaq nuk ka qenë kurrë marrdhënia jonë me BE. Asnjë fjalë nuk e justifikon dot këtë rrëshqitje të llahtarshme në honet e gangsterizmit lindor.
Ndërkohë, nuk di asnjë objektiv politik tjetër më të madh sesa ndërtimi i një shteti e demokracie Europiane dhe të një ekonomie të lirë e orientuar ëkslizicisht drejt europës.
Ky projekt kombëtar nuk mund të vihet më në diskutim nga askush, dreqi e mori!
Në Europë duhet të shkojmë të gjithë si shtet, komb e shoqëri. Si individë është më e thjeshtë, por do mbetemi emigrantë…

SHKARKO APP