FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: I keqardhur që komisioni rrëzoi amnistimin e të sëmurëve, po i dënojmë politikisht

Ndryshimi në ligjin për amnistinë kanë ngjallur reagime të ndryshme nga aktorët politikë dhe drejtuesit e institucioneve në vend.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur i keqardhur ndaj vendimit të një ditë më parë të Komisionit të ligjeve, i cili rrëzoi propozimin për amnistimin e të sëmurëve, që vuajnë dënimet përkatëse në burgje.

“Jam i keqardhur për faktin që Komisioni rrëzoi amnistimin e të sëmurëve. Ata i dënoi gjykata, perëndia, por tani po i dënojmë politikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të dënuar janë diagnostikuar nga instituti i mjekësisë ligjore”, u shpreh ministri Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, ministri Manjani propozoi që nga amnistia të mos përfitonin të dënuar për vjedhje dhe për vrasje, ndërsa deputeti demokrat Arben Ristani kërkoi që të mos përfitonin as të dënuarit për kanabis dhe droga të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?