FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Krimet të vënë në akuzë Ministren Gjonaj dhe Markun

Pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, hetimet duket të zgjerohet edhe për ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur si financieri i grupit Habilaj.

Me këtë thirrje, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i drejtohet Krimeve të Rënda, përmes një postimi në facebook që të vendosë në akuzë Ministren e Drejtësisë dhe Kryeprokuroren e Përkohshme.

”Tani Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit. Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç Manjanit, vendi sot ka nevojë që shkelësit të shkojnë në burg. ”Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të! E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit”,-shton më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?