Manjani: Ku ishin deri më sot shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi?!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për deklaratat e shoqatave të shoqërisë civile lidhur me problematikën e reformës në drejtësi.
Në një shënim në rrjetet sociale, Manjani sjellë në vëmendje faktin se të njëjtat shoqata nuk thanë asnjë fjalë kur miratoheshin ligjet problematike të reformës.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
“Këto shoqatat që kritikojnë sot reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?!
Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëherë kur duhej thënë. Përkundrazi u rreshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë…
Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, s’ka asnjë kuptim! Vendi është pa gjyqsor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë.
Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër. Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua. Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit! Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë?
Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur DËSHTIM?!
Ndjesë për mungesën e modestisë por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik…”.
KOHA JONË SONDAZH

