FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Kushtetuesja rrëzoi çdo alibi për Vetting, mbyllet debati!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron se vendimi i Kushtetues rrëzoi çdo alibi për Vetting dhe debati politik duhet që të mbyllet. “Përshëndes Gjykatën Kushtetuese që rrëzoi çdo alibi për Vetting! Debati politik duhet të mbyllet! Vetëm struktura kushtetuese bën Vetting” shprehet Manjani.

 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë. Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.

 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.  Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin anti-kushtetues, por kërkesa e opozitës është rrëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?