Manjani: Pse Rama nuk thotë të vërtetën për anulimin e vizitës në Shkodër
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar sot për ndryshimin e axhendës së kryeministrit. Sipas PD, kreu i qeverisë do të shkonte në Shkodër, por për shkak të protestave anuloi udhëtimin.
Manjani thotë se do ishte më mirë që kryeministri të thoshte të vërtetën se nuk donte të hante omëletë në Shkodër, duke nënkuptuar gjuajtjen me vezë që kishin përgatitur protestuesit.
“Nuk kisha në plan të shkoja në Shkodër”- tha udhëheqja!
E mohoi edhe agjendën e vet!
Pse nuk thotë të vërtetën xhanëm?!
Nuk kishte qejf të hante Omëletë, sot për mëngjes.
Do ta besonim dhe mirkuptonim!
Po ajo sajesa e marrjes së Titullit të “shkuljes së dhëmbëve” në Vlorë, ishte gjetje shumë e lodhur…”,- shkruan Manjani në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

