Manjani: Të largohet timoni i qeverisë, Rama nuk bën
Në një status në facebook, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se duhet kërkuar largimi i kryeministrit, të cilin ai e quan si të keqen e këtij vendi.
Manjani shkruan se asnjë e keqe nuk mund të ndodh pa urdhërin e udhëheqësit (Edi Rama), dhe se: ”As kanabisi, as droga, as taksat e larta, as kullat, as koncensionet, as PPP, as arrestimet politike, as dhunimi policor, madje as ndjekja penale, as dhunimi i zgjedhjeve, asgjë shtetërore nuk bëhet pa urdhërin e udhëheqësit”,-shkruan më tej ish-ministri i Drejtësisë.
Ndaj Manjanin kërkon nga opozita që të largojë kryeministrin, pasi “armiqtë” thotë Manjani nuk janë tek vartësit. ”Vartësit kanë thjesht përgjegjësinë e heshtjes dhe të zbatimit verbërisht të urdhërit. Ndryshimi i vartësve vetëm sa i zgjat jetën të keqes që drejton! Prandaj duhet fokus tek Ai, e keqja”!
Statusi i plotë i Ylli Manjanit në facebook
“Udhëheqësi nuk di gjë”. Kështu është thënë e thuhet ende sot, sa herë që njerëzit përballen me ndonjë të keqe që vjen nga shteti. Kjo në fakt është e pavërteta më e madhe! Udhëheqësi jo vetëm që e di, por është autor i të keqes që vjen nga shteti i tij.
As kanabisi, as droga, as taksat e larta, as kullat, as koncensionet, as PPP, as arrestimet politike, as dhunimi policor, madje as ndjekja penale, as dhunimi i zgjedhjeve, asgjë shtetërore nuk bëhet pa urdhërin e udhëheqësit!
Prandaj mos u lodhni kot të kërkoni “armiqtë” tek vartësit! Kërkojeni tek vetë Ai!
Vartësit kanë thjesht përgjegjësinë e heshtjes dhe të zbatimit verbërisht të urdhërit. Ndryshimi i vartësve vetëm sa i zgjat jetën të keqes që drejton! Prandaj duhet fokus tek Ai, e keqja!
Ai deshi dhe mori i vetëm timonin dhe tepsinë. Tani duhet të mbajë i vetëm përgjegjësinë!
Ndryshimi i vetëm që duhet bërë është Kryeministri.
Qartësisht nuk bën për këtë punë!
Le të vijë një tjetër, po nga PS, por ky nuk mund të rrijë më! Është i dëmshëm për të gjithë!
KOHA JONË SONDAZH

