Manjani: Vendi me Prokurori pa kokë, dhe me gjykata të sakatuara

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan për kolapsin që po ndodh me Kushtetutën, ndonëse ndryshimet kushtetuese kaluan me 140 vota në kuvend. Për të jemi në një shtet me Prokurori pa kokë, dhe me gjykata të sakatuara.

”Dy vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me 140 vota, u katandisëm pa Kushtetutë fare! Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë! Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata tësakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte”,-shkruan Manjani në facebook.

Mbi këtë gjendje, Manjani shton se nuk sheh ndonjë shpresë që situata të ndryshojë, pasi siç shkruan, ”Prokuroria është nën sqetullën e qeverisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur. Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria. Prokuroria është e gjitha nën sqetullën e qeverisë! Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër”,-thekson më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Manjani shkruan se të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik. Mbi këtë gjendje, qeveria thotë Manjani, ”sillet si pronare e çdo gjëje”.

”Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë! Të rreh dhe stë lë të qash! Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”… Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!! Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është! Punë e madhe se ç’thot qeveria që e ka tradhëtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë! Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?