Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshja me BE për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028

Politikë E martë, 8 Prill 2025 15:11
Marrëveshja me BE për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend.

”Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. Më tej Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të përfundojë elektrifikimi dhe do të krijohet stoku i trenave për operim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2025 pritet të nisë ndërtimi i një tjetër segmenti kyç hekurudhor, ai Vorë-Hani i Hotit, i cili do të forcojë ndërlidhjen rajonale dhe pritet të përfundojë në vitin 2029. Balluku bëri me dije më tej se gjatë këtij viti do të prezantohet edhe projekti i hekurudhës kombëtare Shqipëri-Kosovë, me stacionin kryesor në Shkodër dhe lidhje direkte drejt Gjakovës.  Zv/kryeministrja më tej u ndal te projekti për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë, duke thënë se do të jetë gati brenda vitit 2025. ”Ndërtimi i këtij segmenti parashikohet të dorëzohet në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë-Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pronocimi i plotë nga Zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku

Sot gjatë vizitës në Shqipëri të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian Kaja Kallas dhe në prani të Kryeministrit Edi Rama, nënshkruam sëbashku me Bankën Europiane për Investim marrëveshjen për hapin e parë të hekurudhës së Korridorit të VIII, një marrëveshje e cila i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurdhor. Durrës-Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim i cili do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e VIII, siç është autostrada apo edhe autostrada energjetike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishëm për Bashkimin Europian, duke qenë se i ofron eficiencë financiare çdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambientin.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Duhet thënë gjithashtu që tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë -Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2025 ne nisim ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Po ashtu duhet patur parasysh që parashikohet që këto punime të Vorë-Hani i Hotit të përfundojnë në vitin 2029.

Në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë. Gjithashtu duhet patur parasysh që brenda këtij viti do të kemi mundësi që të kemi një projekt të plotë pikërisht për marrëveshjen që u firmos sot Durrës – Rrogozhinë, e cila parashikohet të dorëzohet si vepër në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë-Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029.

Të gjitha këto risi, të gjitha këto projekte strategjike kombëtare dhe rajonale e përafrojnë Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrrës së saj të Bashkimit Europian. Gjej rastin të falenderoj Bashkimin Europian, sigurisht delegacionin e Bashkimit Europian këtu në Tiranë, për të gjithë mbështetjen, bashkëpunimin dhe të gjitha hapat që kemi hedhur sëbashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sot marrim angazhimin për të vijuar me projekte të tjera që na presin dhe padyshim për të përafruar akoma më shumë ëndrrën shqiptare drejt Bashkimin Europian.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 11 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 13 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 21 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 26 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.