FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja PS-Rithemelimi, Ambasada e SHBA-së: Të inkurajuar nga rikthimi i normalitetit në Kuvend

PS dhe Rithemelimi kanë arritur sot një dakordësi për rikthimin e normalitetit në Kuvend, dhe nuk ka munguar reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në një deklaratë të shkurtër në platformën “X”, thuhet se SHBA është e inkurajuar nga ky lajm dhe i bën thirrje deputetëve që të bëjnë detyrën e tyre brenda parlamentit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.

Ky reagim erdhi pasi dy krerët e grupeve Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi deklaruan se ka një dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita dhe pikërisht atë që ka të bëjë me ndërhyrjen në sistemin TIMS, teksa tjetri me koncesionet në shëndetësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?