Masat e qeverisë për koronavirusin. Rama sulmon median, Balla akuzon Berishën

Shpërthimi i koronavirusit në Itali ka rritur shqetësimin shqiptarëve për aftësinë që ka qeveria në përballimin e një emergjence të ngjashme. Shtete me shumë më tepër të ardhura dhe investime në shëndetësi po ndodhen para një situatë dramatike. Por në vend të marrjes së masave dhe rishikimit të planeve kombëtare, qeveria “Rama” ka zgjedhur që frikën nga koronavirusi ta përballojë me sulme ndaj kundërshtarëve.

Sot kryeministri Edi Rama sulmoi mediat për përhapje paniku, si dhe opozitën e cila sipas tij po bënë politikë. “Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit...”,- tha Rama.

Ndërsa numri dy i PS-së, Taulant Balla sheh si fajtor Sali Berishën dhe reagimet e tij ku i kërkon qeverisë marrjen e masave. “Dua të them dy fjalë, personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi. Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karatantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor. Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi”,- deklaroi Balla.

Gjithë strategjia e qeverisë kur i kërkohet llogari për masat që po merren është të sulmojnë media dhe shprehja e preferuar e PS, “fajin e ka Saliu”.

SHKARKO APP