Mashtrimi i mediave të PS. Elona Guri u shoqërua në polici për debatin me personin që vendosi kamerat

Në të njëjtën kohë që LSI në Durrës bëri sot denoncimin flagrant për përgjimin e zyrave të saj nga struktura të Rilindjes, propaganda e qeverisë hodhi në tregun mediat një lajm të pavërtetë dhe manipulues.

Policia e Durrësit publikoi një njoftim gjysmak ku deklaronte se ishin shoqëruar në policia dy persona për një konflikt. “Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia. Bashkë me njoftimin me iniciale, zyrtat e PS kanë shpërndarë dhe emrin e Elona Gurit duke porositu dhe titujt: “Kandidatja e LSI sherr me një qytetar”.

Njoftimi gjysmak i policisë, i nxjerrë në të njëjtën kohë që bëhej denoncimi për përgjimet, tregon vetëm një pjesë të asaj që ka ndodhur. Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri nuk ka bërë sherr me një qytetar, por ka debatuar me pronarin e godinës ku ishin vendosur kamerat e përgjimit për të vëzhguar zyrat e LSI. Vetëm njoftimi i shoqërimit në polici, pa dhënë arsyet e debatit, tregon se strukturave të PS që kanë vendosur pajisjet e përgjimit u intereson që skandali të trajtohet si një incident i zakonshëm, kur në fakt kemi të bëjmë me një krim alarmant që duhet të vërë në lëvizje gjithë zyra e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mediat e Rilindjes lajm nuk është skandali i përgjimit të një partie opozitare, por debati mes Elona Gurit dhe një qytetari që ka rol kryesorë në çështjen e përgjimeve, i cili është është dhe pjesë e strukturave të shtabit të kandidatëve të PS në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?