Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mazhoranca nuk tërhiqet, Balla: Ndryshimet kushtetuese miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik, vetëm nëse opozita parlamentare…

Politikë E mërkurë, 15 Korrik 2020 22:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka konfirmuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se ndryshimet kushtetuese të miratuara një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Balla thotë se ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen në Kuvend vetëm nëse tërhiqet opozita parlamentare pasi mazhoranca e ka shprehur vullnetin e plotë për t’i miratuar.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Kemi riformuluar nenin ku të drejtën e propozimit ia kemi dhënë individit. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik. Nëse opozita parlamentare tërhiqet. Unë kam besim se është shprehur një vullnet i plotë. Nuk janë koalicionet, nuk është pragu problemi i PD. PD me një lidership të thyer, që nuk ka arritur të kontrollojë atë parti nuk do që të hapen listat”, tha Balla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Balla deklaroi se e majta ka qenë përballë qytetarëve dhe gjithmonë ne krahun e duhur të asaj çfarë mendojnë ata.

Ai pohoi se qytetarët mendojnë që jemi në kohën e duhur për të zgjedhur direkt deputetet që duan. Mes të tjerash numri dy i socialistëve tha se listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Po ashtu, Balla tha se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk sjellin ndryshim sistemi, por përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.

“PS nuk ka qenë kurrë në qasjen e vet dhe në vendimet që ka marrë përballë qytetarëve. Ne jemi përballë qytetarëve në ato që themi dhe e bëjmë, por ka qenë në krahun e duhur të asaj që mendon shumica e qytetarëve. Çfarë mendojmë qytetarët shqiptarë? Mendojnë se jemi në kohën e duhur, për të përfshirë më shumë qytetarët në përzgjedhjen e atyre që duan të zgjidhen. Ajo që duam të bëjmë ne është që në momentin kur në 2017, qytetarët kanë pasur vetëm një votë të vetme, ne duam ti japim 2 vota. Një votë se cila është partia që ata duan që qeverisin, me liderin e saj dhe një votë tjetër, për të përzgjedhur se cilin prej 35 kandidatëve për deputet. Nuk e di, ne mund të bëjmë një sondazh sot këtu. Ne na rezulton se është një shumicë prej 85% e qytetarëve që duan të përfshihen në këtë proces. Në këtë vend voton për një emër partie, pa ditur se kush është deputeti përfaqësues i zonës, nuk besoj se qytetarët shqiptarë janë kundër kësaj. Unë ju konfirmoj se në asnjë rast s’do të jemi në linjë të kundër me atë që thonë partnerët tanë. T’ju bëj një kronologji. Është e vërtet që në 5 qershor u arrit një marrëveshje politike dhe kishte rol të pazëvendësueshëm roli i ambasadorëve Yuri Kim dhe Sorecës. Ajo është një marrëveshje për administrimin e kodit zgjedhor. Ai është libri i rregullave të administrimit ë rregullave. Një vit më parë, ndoshta është koincidencë, në ditët e para të qershorit të 2019-ës. Kemi arritur që të konsiderojmë me opozitën parlamentare një marrëveshje. Kemi thënë se reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes dy hapave; për kodin zgjedhor dhe diskutimin nëse mund të dakordësojmë për sistemin. Në Shqipëri ndryshimet kushtetuese nuk sjellin ndryshim të sistemit zgjedhor, por një përfshirje të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. Për të zgjedhur këtë problem që ju ngrini, ky është problem dhe jo kleçkë. Listat e hapura, ndërlidhen me lista unike. Pra. Duhet të kuptojmë se sistem votimi sikurse ka Shqipëria, se ka asnjë vend. 2008 mund të ketë pasur problematikat e veta. Ne dëshmuam të kemi një sistem votimi elektronik, pasi kemi fletë votimi çarçaf. Nëse do shkonim më të njëjtin parim të formësimin e fletës së votimit, do të ishte një libër ku për të gjetur koalicionin do të hapje kapitujt, dhe brenda tij do gjeje faqen qe të sekretojë kandidatët”, tha Balla.

Etiketat e lidhura

PSTaulant Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.