FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrin Izet Haxhia nga Turqia. Synimi: Rihapja e dosjes Hajdari

Në aeroportin e Rinasit arrin Izet Haxhia, ish truprojën e Sali Berishës i cili u ekstradua nga Turqia. Ai është dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, por Haxhia pritet të kërkojë rihapjen e procesit hetimor, pasi pretendon se ka prova të tjera që faktojnë se ai s’ka asnjë lidhje me ngjarjen. Haxhia vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj Berishës për këtë çështje, por edhe për një seri ngjarjesh të tjera. Ekstradimi i tij i beftë pas kaq vitesh pritje, ngjan të jetë një lëvizje taktike për ta përdorur atë politikisht kundër Berishës apo politikanëve të tjerë të së djathtës. Megjithatë këto janë vetëm në kuadër të hamendësimeve. Mbetet të presim se si do të rrjedhin gjërat në vijim.

Rihapja e dosjes Hajdari do sjellë edhe thirrjen e Berishës në prokurori e në gjykatë. Ose mund të jetë ndonjë lojë për të bërë ndonjë marrëveshje të re të Ramës me PD, duke përdorur kokën e Izet Haxhisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?