FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbetjet, Duka: Mbështetje protestave, mazhoranca të mos e miratojë ligjin

Protestat e shoqërisë civile kundër importit të plehrave, janë mbështetur edhe nga kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i cili i bën thirrje mazhorancës të mos e miratojë ligjin.

“Partia Agrare Ambjentaliste vlerëson se ky ligj është i nxituar, sepse Shqipëria nuk është gati të presë mbetje nga jashtë vendit, kur gjendja këtu është tejet e rëndë”, ka thënë Duka.

Ai është shprehur se, “të gjithë jemi dëshmitarë të një katastrofe mjedisore nga veriu në jug, prandaj së pari duhet të merremi me plehrat tona që dergjen lumenjve, fushave e rrugëve të vendit dhe jo të sjellim plehra të tjera nga jashtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka ka nënvizuar se, PAA nuk është kundër industrisë së riciklimit, por është kundër importit të plehrave nga jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vota jonë në Kuvend ka për të qenë kundër këtij projektligji, edhe pse mazhoranca mund ta kalojë me forcën e kartonave. Si kryetar i PAA-së do të bëj çdo përpjekje për ndikuar te kolegët e mi në Kuvend që të votojnë kundër, duke vlerësuar më shumë interesin publik sesa lidhjet e ngushta klienteliste nga brenda apo jashtë vendit, që mezi po presin t’i hapet rrugë importit të plehrave”, ka thënë Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?