Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm Komisioneri për Zgjerim

Këshilli Kombëtar për integrimin Evropian është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.

Të pranishëm në Kuvendin e Këshillit Kombëtar është edhe kryekomisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Tema që do të trajtohet në Këshillin Kombëtar kanë të bëjën me çështje se çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerim lavdëroi masat që Shqipëria ka marrë për ecurinë e procesit të integrimit evropian. Ai tha se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mire.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. Është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.
Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat”, tha Komisioneri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?