Këshilli Kombëtar i Integrimit, Dade: Ndryshimet Kushtetuese hap thelbësor. Vlahutin: Palët të reflektojnë
Një pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është mbledhur paraditen e sotme Këshilli Kombëtar i Integrimit.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Arta Dade iu drejtua të pranishmëve duke theksuar se tashmë Shqipëria dhe shqiptarët janë në një moment të rëndësishëm për procesin integrues.
Dade vlerësoi se ndryshimet kushtetuese që u miratuan unanimisht nga Kuvendi në seancën e 22 korrikut janë një hap thelbësor drejt procesit të hapjes së negopcuatave për integrimin e vendit në familjen evropiane.
“Jemi në një moment të rëndësishëm për procesin integrues. Ndryshimet Kushtetuese hap thelbësor për integrimin e vendit”- u shpreh deputetja socialiste Arta Dade.
Sipas zonjës Dade, kuvendi është i angazhuar për të përmbushur atë që kërkohet nga BE-ja dhe shpreson që edhe opozita ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, kryetarja eKëshillit Kombëtar te Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se marrja e rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në është një arsye për të vijuar punën për përgatitjen e një strategjie për integrimin e vendit në familjen europiane.
Bregu, ftoi Qeverinë të konsultojë me Këshillin e Integrimit dokumentin e negociatave.
“Nëse qeveria ka nje udhërrëfyes, ta konsultojë me Këshillin e Integrimit”- u shpreh deputetja e PD.
Nderkaq ne kete mbledhje pritet qe ambasadorja e BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin te prezantoje edhe raportin e Brukselit te nje jave me pare.
Ambasadorja Vlahutin vlerësoi se burimet e përdorura për hartimin e raportit janë të shumta
“Dua të shpreh falenderime për miratimin e reformës në drejtësi, ishte thuajse një mrekulli. Ftoj të gjitha palët të reflektojnë mbi raportin”- deklaroi Vlahutin.
Gjatë prezantimit të rekomandimeve dhe gjetjeve kryesore të raportit në Këshillin e Integrimit, Vlahutin tha se me rëndësi mbeten aspektet që duhen përmirësuar.
“Burimet e përdorura për hartimin e raportit janë të shumta. Vendet anëtare të BE kane kontribuar në raport.Falenderime për miratimin e reformës në drejtësi, thuajse një mrekulli.Do kishim preferuar zbatimin e reformës përpara raportit të KE. Jo vetem drejtesia, por fokus dhe te 5 prioritetet. Rekomandimi rezultat i nje pune të jashtezakonshme nga shqiptarët dhe disa administrata”- tha diplomatja europiane.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit vijoi me dyer të mbyllura. Në takim merrnin pjesë kryetarët e Grupeve Parlamentare, anëtaret e Komisionit të Integrimit Europian, anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

