Mblidhet sot Kuvendi. Ervin Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm Çuçi

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ku pritet që të ketë diskutime për disa projektligje.

Po ashtu në seancën e sotme është kërkuar interpelancë nga ana e deputetit të PD-së, Ervin Salianji për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

RENDI I DITËS
– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.
– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?